Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e emigrantëve shqiptarë që rikthehen në atdhe.

Vetëm mëngjesin e kësaj të shtune 288 pasagjerë kanë mbërritur me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.

Autoritetet portuale janë në gatishmëri për të përballuar fluksin në rritje të ditëve në vijim, ndërsa pritet që numri i udhëtarëve të shtohet ndjeshëm me afrimin e festave.