FNSH këtë të mërkurë ka ushtruar kontrolle në Krujë dhe Nikël në disa banesa. Mësohet se nga kontrollet janë vënë në pranga 6 persona. Sipas informacioneve paraprake, mes të arrestuarve janë edhe pjesëtarë të familjes Rraja.

Të arrestuari janë identifikuar si Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Gazmir Rraja, Përparim Rraja dhe Rexhep Rraja. Mes të arrestarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Ata akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal. 6 personat e arrestuar kanë qenë në kërkim nga operacionet e mëparshme të SPAK. Lidhur me operacionin janë shpallur në kërkim 4 persona.