Ceremonia zyrtare e shortit për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026 po mbahet këtë të premte në Washington, duke nisur nga ora 18:00 me orën shqiptare. Ky edicion shënon disa risi historike: për herë të parë turneu më i madh i futbollit do të ketë 48 skuadra pjesëmarrëse dhe do të organizohet njëkohësisht në tre shtete SHBA, Meksikë dhe Kanada në gjithsej 16 qytete pritëse.

Shorti ka prodhuar përballje interesante, ndërsa disa prej skuadrave do të mësohen përmes ndeshjeve “play-off”.

Grupet e Kupës së Botës 2026

Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Play-off D
Grupi B: Kanada, Play-off A (Itali), Katar, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok, Haiti, Skoci
Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Play-off C (Kosova)
Grupi E: Gjermani, Curaçao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
Grupi F: Holandë, Japoni, Play-off B (Shqipëria), Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, FIFA play-off 2 (Irak vs Bolivi), Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, FIFA play-off 1, Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama