Në Kosovën e pasluftës, pushteti gjithmonë është legjitimuar nga një bosht i qartë: Amerika, Perëndimi dhe vullneti i votuesit. Por sot, gjithnjë e më shpesh shtrohet një pyetje shqetësuese: A po qeveriset Kosova ende nga ata që zgjidhen me votë, apo nga një rreth I errët, i padukshëm dhe ideologjikisht i dyshimtë, I njohur tashmë si “Grupi i Tiranës”? Nga të gjitha të dhënat, ky emërtim përfaqëson sot në Prishtinë një strukturë reale ndikimi, të përbërë nga tre emra që Albin Kurti i mori si “paketë”: Hysamedin Feraj, Dejona Mihali dhe Elvis Hoxha. Të tre të lidhur mes tyre prej vitesh dhe me një të kaluar që ngre më shumëpyetje sesa jep përgjigje.
Sot ky grup funksionon si një qendër paralele politike, jashtë çdo strukture formale të LVV-së dhe jashtë çdol logaridhënieje. Vendimet nuk merren në forume partie, por në rreth të ngushtë. Deputetët nuk debatojnë, por zbatojnë. Ministrat nuk vendosin, por presin sinjalin. Dhe të gjitha këto prej ‘Grupit të Tiranës’ çuditërisht të lidhur me regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, spiunazhin grek dhe që si qëllim parësor ka diktimin e politikës anti-perëndimore tek qeveria e Kosovës.
Hysamedin Feraj – nga Nexhmije Hoxha te Albin Kurti
Figura më ideologjike e këtij grupi është pa dyshim Hysamedin Feraj. I ardhur në Shqipërinë e Enver Hoxhës në vitin 1981, ai jo vetëm që nuk u persekutua, por u përqafua nga sistemi. U punësua në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste, drejtuar nga Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit shqiptar.
Pamjet e Ferajt me grushtin lart para arkivolit të Enver Hoxhës, tashmë janë të njohura për publikun. Ato flasin për besnikërinë e tij ideologjike dhe simpatinë për ‘Shqipërinë e kuqe’. Sot, i njëjti person rezulton si këshilltar kyç i Albin Kurtit për politikën e jashtme, duke promovuar prej vitesh një frymë të hapur anti-amerikane, duke relativizuar rolin e SHBA-së dhe duke shtyrë Kosovën drejt përplasjeve të panevojshme me aleatët strategjikë.
A është rastësi që një njeri i rritur politikisht në zemër të diktaturës komuniste, sot po udhëzon politikën e jashtme të një shteti që ekziston falë Amerikës?
Edhe më shqetësuese janë deklarimet qesharake të pasurisë së Ferajt. Në formularin e plotësuar sipas kërkesës së ligjit në Kosovë, ai thotë se ka në pronësi katër shtëpi dhe mes tyre një vilë me vlerë 12 euro, një banesë që vlen 115 euro. Jo vetëm tallje me ligjin, por edhe sinjal i një kulture të vjetër: fshehje, manipulim dhe errësirë. Sidomos kur flitet për financimet dhe pasurimin e shpejtë.
Dejona Mihali, ish-shefja e pastruesve që ka në dorështetin e Kosovës
Nëse Feraj është ideologu, Dejona Mihali është xhandari. Karriera e saj nisi pa pretendime te një universitet privat me emër UFO. Dejona Mihali dhe aty dallohej për natyrën e saj agresive me stafin të cilin drejtonte. Dejona njihej si koordinatore për stafin ndihmues. Me pak fjalë ishte drejtuese pastrueseve të universitetit të zotit Astrit Veliaj. Me eksperiencën e fituar te Universiteti UFO Dejona kaloi bashkë me kolegët e saj Hysamedin Feraj dhe Elvis Hoxha zbarkuan te Universiteti Europian i Tiranës. Po ndërsa te UFO Dejona komandonte ushtrinë e pastrueseve, te UET- ja e morën seriozisht. Dejona dhe dy partnerët e saj, u ngarkuan me detyrën për të menaxhuar Universitetin e ri. Nga ky vendim kaloi vetëm një vit nga koha kur universiteti rrezikonte seriozisht të mbyllej, për shkak se kreditet për lëndët e mësimit ishin të pasakta. Për fatin e Universitetit gabimi u zbulua nga grup auditimi i ministrisë së Arsimit dhe u mbajt i fshehtë. Dejona pas kësaj ngeli pa punë, ndërsa për dy të tjerët nuk dihet se ku u shpërndanë për pak kohë. Pas disa kohësh të tre kolegët e harruar në Tiranë, mbinë në Prishtinë . Por si po sillet Dejona, a po sillet mirë më vendin që i hapi derën pasi në Tiranë e zbuan pa mëshirë? Pa mandat, pa votë, pa përgjegjësi publike, nga a papunë në Tiranë, shfaqet lart e poshtë si njeriu që luan fijet e Albin Kurtit në lojën e pushtetit. Me autoritet absolut mbi deputetë, ministra dhe strukturat e LVV-së. Ajo është shpërngulur në Prishtinë prej vitesh. Edhe pse ka një CV problematike, me punë periferike në universitete private të Tiranës, Mihali sot sillet si komisare politike, duke ndëshkuar çdo zë kritik dhe duke instaluar frikë.
Lidhjet e saj familjare me Greqinë, shtetësia greke e babait, shpallja e mëhershme non-grata nga Kosova nuk janë thjesht detaje biografike. Ato janë element sigurie kombëtare, që Kurti i ka injoruar. Ose mbase Mihali është edhe lidhja e Kurtit me Athinën, ku kryeministri i Kosovës kalon më tepër kohë sesa në Tiranë.
Elvis Hoxha, nipi i ish-diktatorit ose “trashëgimia e kuqe”
Në këtë treshe, Elvis Hoxha mban barrën simbolike më të rëndë: nip i Enver Hoxhës. I njohur për deklarata anti-UÇK, anti-Perëndim dhe për përfaqësim informal të LVV-së në Tiranë, ai shfaqet si zëri që artikulon teza të rrezikshme: relativizimin e luftës së UÇK, demonizimin e ndërkombëtarëve dhe përçarjen me SHBA-në. A është ky thjesht rebelim intelektual? Sigurisht që jo. Me gjasë, Albin Kurti po përdor në menaxhimin e shtetit figura që janë të specializuara në shantazhe dhe kërcënime. Dhe kush më mirë sesa njerëzit e ish-Sigurimit të Shtetit mund ta bëjnë këtë.
Mirëpo ‘treshja e Tiranës’ nuk e rrezikon Kosovën sot vetëm në planin diplomatik. Për Ferajn, Mihalin dhe Hoxhën mund të flitet pa frikë edhe për financime të padeklaruara nga Kurti. Kjo, duke patur parasysh se prej së paku 15 vitesh ata nuk kanë një punë të deklaruar dhe askush nuk ka informacion për ta, as në Tiranë, se ku i gjejnë paratë. Para këto jo vetëm për të jetuar, por edhe për të ushtruar veprimtarinë e tyre që më tepër ngjan me një sekt. Kjo treshe që qëndron në hije sot rrezikon jo vetëm demokracinë brenda LVV, por edhe vetë imazhin e Kosovës si shtet pro-perëndimor.
Dhe padyshim që kjo do të ndodhte për aq kohë sa vendimet nuk merren nga të zgjedhurit, por nga një grup i padukshëm; kur Amerika shndërrohet në armik; kur hijet e Enver Hoxhës ringjallen në Prishtinë në shekullin e XXI.
Nga të gjitha të dhënat sot kemi të bëjmë me një projekt ideologjik të rrezikshëm, që më shumë se shqiptarëve, i shërben Beogradit, Athinës dhe nostalgjikëve të Sigurimit të Shtetit. A është kjo forma që meriton Kosova të qeveriset? A është Albin Kurti që po i merr vendimet për Kosovën, apo ai është i kapur nga ky grup okult në bazë të dosjeve sekrete që mund të ketë për të? Këtë më shumë se kushdo mund ta vërtetojnë vetë aktivistët e funksionarët e Vetëvendosjes që pa lejen e dikujt nga grupi Tiranës nuk mund të takohen me liderin e tyre. Dhe pyetja më e rëndësishme: A mos vallë një votë kundër Vetëvendosjes më 28 Dhjetor e çliron edhe Albinin nga ky burg i dytë që i kanë ndrequr “sigurimsat”? Këto pyetje duhet t’ia bëjë vetes çdo shtetas i Kosovës kur të shkojë në kutitë e votimit. Dhe këtë më së miri e dinë ministrat dhe aktivistët e Vetëvendosjes. Ata duhet të jenë të parët që duhet ta shpëtojnë lëvizjen nga kjo histori intrigash dhe ‘mashash’ në duart e Kurtit.




















