U mbajt sot seanca në Gjykatën Penale për protestuesit në demonstratën e opozitës që u mbajt të hënë para Kryeministrisë, Tiranë.

Ndaj 4 demonstruesve u vendos masa detyrim paraqitje.

Nga pamjet e siguruara nga TCH, shihen deputetët e PD-së, si Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati, jashtë ambienteve të gjykatës, duke shprehur kështu mbështetjen ndaj protestuesve.
Dje u arrestuan 4 demonstrues, ndërsa u proceduan penalisht 7 të tjerë.