Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Jemi shumë afër një Hënë te plotë te Binjakët që na çorienton. Kjo Hënë e plotë ka përballë Venusin. Dashuria në të gjitha llojet dhe format është prezente.
Dashi
Një hënë e plotë me shumë energji për ata. Duan të vrapojnë, të ecin, të lëvizin, të dalin. Kanë një agjendë të ngjeshur për këtë katër ditësh por dhe në vazhdimësi deri sa të vijë Hëna e re në datën 19.
Demi
Kanë Mërkurin përballë te vetja. Uranin e kanë të vetja. Të dy nxisin lëvizje në bashkëveprim. Largojmë ngarkesat negative apo njerëzit që nuk piqen me valët tona, të energjisë së trupit tonë. Kjo për të qenë më të qetë në vazhdimësi. Të lindur në fund të shenjës mund të kenë diskutime apo lajme që nuk i presin, por për mirë.
Binjakët
Kanë Venusin te Shigjetarët. Çfarë u del si detyrim, çfarë duhet të vendosin në agjendën e tyre është qartësimi emocional. Ose të bëjnë çfarë është e mundur për të rregulluar, korrigjuar apo për t’u ndjerë më afër me njerëzit që kanë zgjedhur të bashkëudhëtojnë. Sa i përket ndërveprimit ekonomik, duket sikur janë hapur shtegje të vogla për të zgjedhur me kë duhet të bashkëpunojnë dhe me kë jo.
Gaforrja
Kanë planetin e fatit te vetja. Në situata të koklavitura ky planet fati do të luajë rolin e mbrojtësit. Do të shkarkojnë nga vetja ngarkesa emocionale jo fort pozitive që kanë pasur në muajt e fundit. Çfarë shqetësimi, problemi, kanë pasur dy muajt e fundit do t’i lënë pas.
Luani
Do ta gjejnë veten, edhe nëse nuk e kanë në plan, në produkt final më të mirë. Pra, ose do të jenë më produktivë ose ekonomia e tyre do të ketë buzëqeshje. Është një Hënë e plotë që do rezultojë shumë e mirë edhe për emrin e Luanit por edhe për famën, PR apo shkëlqimin e tyre, do marrin vëmendje për mirë.
Virgjëresha
E gjejnë veten në katërkëndësh para dhe katërkëndësh pas. Do të duhet të spastrojnë agjendën, çfarë ia vlen për t’u marrë dhe çfarë jo. Çfarë kanë marrë përsipër në raport me gjërat që i duhen është mirë t’i vendosin në agjendë që sot për t’i zgjidhur. Çfarë ngarkesash iu duken që nuk i përkasin do të ishte mirë t’ linin pas.
Peshorja
Është një hyrje shumë pozitive dhe Marsi dhe Venusi te Shigjetarët për Peshoren për dy drejtime kryesore; drejtimi i parë është për çështje emocionale, raportet në çift, raportet në familje, ndërsa drejtimi i dytë ka të bëjë me lekun. Duket sikur Marsi do t’i japë mundësi për shanse të reja për të prodhuar më shumë lekë.
Akrepi
Do të merren me sqarime për sa i përket raporteve në jetën e tyre personale. Komunikimi është arma e vetme me të cilën mund t’i sjellin gjërat atje ku duhet. Nuk do të mungojë energjia, ngarkesa emocionale, por në fund kanalizohet në drejtimin e duhur.
Shigjetari
Janë protagonistët e momentit. Edhe Shigjetarët do të kenë sqarime me njerëzit që duan. E kanë të thjeshtë ruajten e tonacionit, e kanë të thjeshtë edhe të falin dhe të sillen të përulur kur duan. Ky virtyt i tyre duhet të dalë në plan të parë sot dhe nesër.
Bricjapi
E kanë nisur ditën me një ngarkesë stresi ose ankthi, por për ta ruajtur gjërat që kanë, situata që kanë, emocionet që kanë. Duhet të kenë fleksibilitet për të pasur kontroll të mënyrës se si do ta menaxhojnë ankthin dhe stresin. Është ngarkesë e cila ekuilibrohet nga Venusi. Të minimizojnë ankthin sepse asgjë e tyre nuk do të humbasë. Çfarë është për ne është gjithmonë në krahun tonë.
Ujori
Puna është prioriteti që do të nxjerrë kjo Hënë e plotë në hyrje me Venusin. Çështje të punës, korrigjimesh, rregullimesh, punë të reja, bashkëpunime të reja. Kjo është problematikë e momentin, shqetësimi dhe diskutimi.
Peshqit
Çështje që i përkasin pjesës profesionale. Duhet të ruajnë ekuilibrin emocional, komunikimin dhe situatat në ambientet profesionale të tyre. Ka një tendencë për të nxjerrë në sipërfaqe problematika me punën. Edhe sikru të jetë mërzitje nga puna do të rezultojë për mirë.

















