Ilir Panda është zgjedhur kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED, për vitin 2026. Zgjedhja u bë përmes shortit të zhvilluar në Presidencë, ku përveç përzgjedhjes së anëtarëve nga Gjykata e Lartë, sipas ligjit zgjidhet edhe kryetari i KED.
Nga Gjykata e Lartë, anëtar zëvendësues u zgjodh Valbona Çekrezi. Nga Gjykata Kushtetuese, anëtare të përhershme të KED u bënë Fjona Papajorgji dhe Marjana Semini, ndërsa Genti Ibrahimi u emërua anëtar zëvendësues.
Nga Prokuroria e Përgjithshme, Alfred Progonati u zgjodh anëtar i KED, ndërsa Anila Leka anëtare zëvendësuese.
Nga Gjykatat e Apelit, Orenela Naqellari dhe Ilirjana Olldashi u emëruan anëtare të përhershme, ndërsa Selvie Gjoçaj u zgjodh anëtare zëvendësuese.
KED është organi përgjegjës për emërimet dhe lëvizjet në sistemin e drejtësisë, duke luajtur një rol kyç në garantimin e pavarësisë dhe profesionalizmit të gjyqësorit.




















