Doloreza Musabelliu është e dyta në radhë që po prezanton platformën e saj në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

“Motivimi për të kandiduar është nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Jam e bindur se përvoja profesionale e akumuluar në 2 dekada përbëjnë garanci për drejtimin e SPAK. Ky moment kërkon një drejtim që bashkon forcën e vendosmërisë dhe integritetin e pa kompromisë. Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete”, tha ajo.

Musabelliu u ndal gjithashtu te akuzat e ngritura ndaj sistemit të drejtësisë, duke përmendur raste konkrete: “Konkretisht mund të përmend një procedim penal ndaj 6 të pandehurve ku njëri nga të pandehurit është një ish-gjyqtar që është dënuar me formë të prerë. Më tej ka dhe një çështje ndaj një ish-gjyqtarë që dhe ai është dënuar me vendim të formës së prerë dhe një prokuror në një çështje tjetër. Hetimi ndaj zyrtarëve të drejtësisë është standard besueshmërie.”