60 minuta, kaos, përplasje fizike dhe flakadanë, mbizotëruan seancën e fundit plenare për këtë sesion, me ligjvënësit demokratë që kishin zaptuar karriget e kabinetit qeveritar për të protestuar për tre çështje: Betimin e Endri Shabanit si Avokat Populli, dosja e AKSHI-t dhe çështja e Belinda Ballukut.

Dy deputetët më të zellshëm që organizuan kaosin ishin Flamur Noka e Klevis Balliu që u përjashtuan nga seanca nga kryeparlamentari Niko Peleshi.