Doloreza Musabelliu është e dyta në radhë që po prezanton platformën e saj në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
“Në fakt, do të ishte e padrejtë të krahasoheshin dy drejtuesit paraardhës, sepse nuk kanë qenë në kushtet e njëjta. Sipas mendimit tim, edhe Kraja edhe Dumani kanë dhënë maksimumin. Nuk do të bëja këtë krahasim sepse do të ishte e padrejtë, dhe padrejtësia nuk është në karakterin tim,” – tha Musabelliu.




















