Klodian Braho, kandidati i fundit në garë për kreun e SPAK, prezantoi sot platformën dhe vizionin e tij për drejtimin e institucionit.

“Nuk më shkon dhe nuk e njoh këtë term. Unë nuk vlerësoj se ka ndonjë republikë të prokurorëve në Shqipëri. Ata kanë për detyrë të kryejnë procedurën dhe i vlerëson gjykata nëse e kanë bërë mirë apo gabim. Nëse gjykata ka një mendim të caktuar, ligji e ka të parashikuar rrugën përkatëse,” u shpreh Braho.