Duket se aludimeve për ndarjen e Klea Hutës dhe Elgit Dodës u ka ardhur fundi me veprimin e moderatores. Përmes një story në Instagram, ku shfaqet dyshja dhe i biri, ajo ka uruar Elgitin në ditën e tij të lindjes.
“Gëzuar datëlindjen, shpirti im! Të duam shumë!”
Nëpër shumë portale, është aluduar për një kohë të gjatë për një ndarje të mundshme mes tyre. Kjo, pasi dyshja kishte fshirë thuajse çdo postim të njëri-tjetrit. Megjithatë, ata vazhdonin të ndiqeshin në Instagram, hera-herës edhe duke lënë ndonjë koment të ëmbël nëpër postime. Gjithsesi, me dedikimin e fundit Klea u vuri vulën thashethemeve.
Ky nuk është veprimi i parë i tërthortë që Klea Huta ka bërë për t’i dhënë fund zhurmës së portaleve. Në tetor të këtij viti ajo postoi një foto të dorës së saj, ku një prej unazave dukej si ajo e martesës.





















