Në fund të konferencës për mediat, kryeministri Edi Rama foli dhe për mbajtjen në qeli të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar burgosjen e tij të padrejtë.

Rama tha se nuk ka ndodhur në asnjë vend që të rrëmbehet kryebashkiaku dhe të lihet në qeli pa gjyq.

“Ka deri në zgjedhje edhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie, nuk funksionoi se Gjykata Kushtetuese tha se Tirana e ka kryetarin. E ka Tirana, por ku e ka? Ta nxjerrin pra, ta çojnë atje të bëjë detyrën dhe pastaj nëse gjendet i fajshëm të shkojë të bëjë dënimin. Çfarë bëhet këtu kështu. Kjo nuk shkon”, tha Rama.