Një lajm i pavërtetë qarkulloi sot në rrjetet sociale dhe në disa media, sipas të cilit SPAK dhe BKH kishin sekuestruar celularin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Informacioni u përgënjeshtrua nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, por pavarësisht kësaj, lajmi i rremë u përhap me shpejtësi dhe u riprodhua pa verifikim të mëtejshëm.
Ilir Proda ka qenë objekt sulmesh dhe akuzash të pabazuara që para emërimit të tij në krye të Policisë së Shtetit, duke nxitur herë pas here debate dhe keqinformim në opinionin publik.
Sipas burimeve, përhapja e informacionit të pasaktë krijon perceptime të gabuara, ndikon negativisht në besimin ndaj institucioneve dhe reflekton edhe në funksionimin e strukturave të rendit.
Rastet e përsëritura të dezinformimit për çështje të ndjeshme institucionale mbeten një problem për cilësinë e raportimit dhe për debatin publik në vend.




















