Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë, do ta nisë këtë të mërkurë turin e dëgjesave në Durrës.
Lëvizja e tij e radhës vjen disa ditë pas një takimi me disa prej ish-kandidatëve në listat e zgjedhjeve të 11 majit.
Takimi që do të zhvillohet në Durrës nuk do të jetë i vetmi. Sipas të njëjtave burime, Salianji do të vazhdojë dëgjesat edhe në qytete të tjera të vendit.




















