Policia e Shtetit ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Ervin Minarolli, sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike. Sipas njoftimit zyrtar, Minarolli, në cilësinë e përfaqësuesit organizativ të këtij subjekti, nuk ka zbatuar detyrimet ligjore për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit, në bazë të ligjit nr. 8773 “Për tubimet”, neni 10.

Gjatë tubimit, tre punonjës të Policisë mbetën të dëmtuar dhe morën mjekim në spital. Autoritetet bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.