Lara Colturi nuk ka arritur të përfundojë garën e kampionatit botëror të skive që po zhvillohet në Francë. Skiatorja 19-vjeçare u detyrua të ndërpresë lëshimin e parë në disiplinën e slalomit për shkak të një gabimi teknik, duke dalë jashtë gare.
Sipas rregullores, sportistet që nuk renditen mes 30 më të mirave në lëshimin e parë nuk kualifikohen për të garuar në të dytin, çka i mohoi Colturit mundësinë për të vijuar konkurrimin.
Kjo ishte pista e 11-të sezonale për talenten shqiptare, e cila vjen pas disa rezultateve jo në nivelin e pritshmërive gjatë garave të fundit në Kanada. Megjithatë, sezoni për Colturin ka nisur në mënyrë shumë pozitive, me tre podiume të regjistruara në garat e para.
Gara e radhës për Lara Colturin është programuar të premten në Zvicër, ku pritet një tjetër përpjekje për rikthim te rezultatet pozitive.




















