Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, shfaqet për herë të parë me bashkëshortin e saj, Visin.

Dyshja janë parë të ulur në rreshtat e parë gjatë ceremonisë së 10-vjetorit të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, të udhëhequr nga Arbër Hajdari, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të ndjekësve në rrjetet sociale.

Por ajo që ka rënë më shumë në sy është se pranë tyre ndodhej e vetme Sara Hoxha, motra e Lorit dhe producente e spektaklit Big Brother VIP Albania. Ajo nuk ishte shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Ledion Liço (moderator i BBVA), me të cilin prej kohësh qarkullojnë thashetheme se janë në një krizë.

Në vend të Ledionit, pranë saj ndodhej moderatorja dhe ish-deputetja Grida Duma.

Ngjarja ka nxitur komente dhe spekulime mes fansave, të cilët presin të shohin se si do të vijojë situata, veçanërisht me nisjen e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania, që është vetëm pak ditë larg.

Ndjekësit tashmë po komentojnë çdo detaj të pamjeve, duke vënë në fokus marrëdhëniet e dy motrave Hoxha dhe praninë e bashkëshortëve të tyre në evente publike.