Dhjetori, muaji që shënon fundin e vitit kalendarik sjell një atmosferë festive në të gjithë botën ndërsa këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u ndezën dritat e pemës. Ka qenë kryebashkiakja e komanduar e Tiranës Anuela Ristani, e cila ka shtypur butonin për ndezjen e dritave.
Ndezja e dritave u shoqërua dhe nga zërat e qindra fëmijëve dhe të rinjve nga kori i shkollave të Tiranës, artistët e vegjël dhe grupet e baletit.
Sheshi Skënderbej dhe jo vetëm dominohet nga zbukurimet dhe pema simbolike në pritje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Të pranishëm në shesh janë qindra qytetarë të cilët shijuan këtë moment magjik.




















