Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka përfunduar seanca dëgjimore me katër kandidatët për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Pas prezantimit të platformës së tij nga kandidati i fundit, Klodian Braho, faza e dëgjesave është mbyllur.

Mendohet se brenda 30 minutash do të nisë procesi i votimit për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. Aktualisht, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë mbledhur në një sallë tjetër për të vendosur mbi mënyrën e votimit nëse do të votohet për secilin emër nominalisht apo nëse çdo anëtar do të shprehet vetëm për kandidatin që mbështet.

Në të dy rastet, është konfirmuar se votimi nuk do të jetë i fshehtë.