Këshilli i Lartë i Prokurorisë këtë të enjte do të zhvillojë një seancë plenare ku do të kryhen intervistat me kandidatët. Pas intervistave do të kryhet votimi për zgjedhjen e Kreut të ri të SPAK. Seanca do të nisë në orën 09:00.
Në seancë pritet të marrin pjesë përfaqësues të ambasadave, mes tyre ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik dhe secili kandidat do të ketë në dispozicion 45 minuta.
4 kandidatët që do t’i nënshtrohen seancës dëgjimore janë: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
I gjithë procesi do të transmetohet drejtpërdrejt nga RTSH. Këshilli ka konfirmuar gjithashtu se gazetarët do të akomodohen në sallën e mbledhjes, ndërsa kameramanëve do t’u lejohet të filmojnë vetëm pamjet hyrëse para fillimit të seancës.




















