Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto të 800 nxënësve dhe studentëve që morën pjesë në pastrimin e bregdetit të Velipojës, të ndotur për shkak të mbetjeve që sollën reshjet e dendura të shiut.

“Mirëmëngjes dhe me këtë shembull frymëzimi nga 800 nxënës e studentë që morën pjesë në pastrimin e bregdetit të Velipojës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar kreu i qeverisë.

Aksioni i gjerë për pastrimin erdhi në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Më herët edhe bashkia nisi aksionin e gjerë për pastrimin. Prurjet e shumta dhe reshjet e rëna ditëve të fundit nga lumenjtë dhe përrenjtë e territorit të qarkut të Shkodrës bënë që i gjithë bregdeti të mbushej me mbetje plastike, duke ngjarë si një landfill mbetjesh plastike.