Presidenti Donald Trump është nderuar me Çmimin e sapokrijuar për Paqe të FIFA-s.

Organizata qeverisëse e futbollit botëror njoftoi në nëntor se këtë vit do të prezantohet ky çmim një nder vjetor i ri që i jepet dikujt që, sipas FIFA-s, ka marrë “veprime jashtëzakonisht të veçanta për paqen dhe duke bërë këtë, ka bashkuar njerëzit në mbarë botën.”

Mënyra se si zgjidhet fituesi nuk është krejt e qartë.

FIFA kishte qëndruar e rezervuar mbi atë se kush do të nderohej me Çmimin e Parë për Paqe, ndërsa qarkullonin thashetheme se ai ishte destinuar për presidentin amerikan.