Sipas ligjit nesër Klodjan Braho pritet të marrë detyrën në një ceremoni që drejtohet nga KLP.

Por për shkak se anëtarët e këshillit janë në një vizitë në Spanjë, ceremonia është shtyrë për ditën e hënë.

Klodjan Braho, prej 18 vitesh prokuror, u votua nën prezencën e përfaqësive diplomatike si kryeprokurori i ri i SPAK, më 11 dhjetor./tch