Një nga të folësit që u shpreh se pëfaqësonte të rinjtë në protestën e sotme përpara kryeministrisë është parë të flasë për taksat e rritura, edhe për pasigurinë e të rinjve që sipas tij përfundojnë kamarier dhe banakier për shkak të keqqeverisjes.
Ajo që ra në sy ishte xhupi ARMANI EXCHANGE që mbante studenti që ka çmimin 1 mijë dollarë.
“Për 5 vite si student çmimet e qerasë u 5-fishuan. Bëra punë ditën dhe natën dhe përfundova studimet mes vështirësive ekonomike. Sot kam një thirrje për studentët në Tiranë, a po i shihni, taksat, tarifat. Jemi të varfër. Çfarë prisni që nuk bashkoheni me ne?!”-tha studenti i cili shprehet se e ka kaluar jetën në vështirësi.




















