Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit për trupin diplomatik.

Në rrjetet sociale, Rama publikoi një videokartolinë nga darka, duke e shoqëruar me mbishkrimin:

“Krenarë për Shqipërinë”.

Në event morën pjesë përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituara në vend.

“Më lejoni të ngre dolli për shëndetin e mirë të familjeve tuaja. Për një harmoni të madhe në familjet tuaja dhe shumë faleminderit për gjithë kontributin tuaj.”shprehet Rama në fund të videos.