Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari iu përgjigj akuzave të opozitës se kryeministri Rama po i ushtron presion drejtësisë për rastin e Belinda Ballukut. Lamallari tha se PS është ajo që ka ideuar reformën në drejtësi, duke ironizuar kundërshtarët politikë për të cilat tha se e dimë shumë mirë se kush kërkon asgjësimin e SPAK. Lamallari i tha opozitës se rotacioni politik vjen vetëm me verdikt popullor dhe jo me vendime gjykatash.
“Viti i ardhshëm shënon moment të rëndësishme, plot 10 vite nga miratimi i reformës në drejtësi, nismë që i dha jetë institucioneve të reja të drejtësisë, nevojë ulëritës kombëtare, reforma me gjithë kundërshtitë ka një rol të veçantë në të ardhmen e afërt të një vendi europian. Qenia sot një vend kandidat me grukapitujt e hapur, është falë edhe përparimit nga zbatimi i reformës në drejtësi. Ndërsa KE raporton vit pas viti me arritjet dhe rekomandimet mbi sistemin gjyqësor, si ministër kam përgjegjësinë të qenit i matur dhe i zëshëm pa dallim bindje dhe përfaqësie partiake. Ishte PS që ideoi dhe mbështeti reformën në drejtësi, qytetarët e dinë kush e kundërshtoi me çdo mjet. Është pse që është e vendosur të mbështesë konsolidimin e saj, shqiptarët e dinë se kush kërkon asgjësimin e SPAK. Të hënave shënjestrohen prokurorët e SPAK dhe ngryset java me euforinë e mjerë kur subjektet e hetimit janë kundërshtarët politikë. Ne flasim për standarde ju flini për kallëzime e të pandehur edhe pse atë e keni në ballin tuaj. Rotacioni polik vendoste me verdiktin popullor dhe jo me vendime gjykatash”, tha Lamallari.




















