Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka shprehur mirënjohjen dhe urimet e tij për anëtarët dhe aktivistët e PS-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shoqëroi mesazhin me një video nga darka e fundvitit me pjesëmarrjen e anëtarëve të Partisë Socialiste të Tiranës dhe të gjithë të angazhuarve në kryeqytet.

“Me mirënjohje për çdo anëtar dhe aktivist të familjes së madhe të Partisë Socialiste dhe me besimin e patundur tek forca jonë e pandalshme përpara, uroj nga zemra shëndet e mbarësi për çdo familje të vogël të secilës dhe secilit prej jush,” shkruan Rama në mesazhin e tij.