Policia e Sarandës ka goditur një tjetër rast të tregtimit të lëndëve piroteknike pa autorizim. Dy pronarë dyqanesh, Leonidas Marini, 26-vjeç dhe Mentor Halo, 55-vjeç do të hetohen në gjendje të lirë.
Gjatë kontrolleve të kryera në subjektet e tyre tregtare blutë sekuestruan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla.
“Në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në subjekte tregtare.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë kontrollit të ushtruar në dy subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, u konstatuan 982 fishekzjarre dhe 250 kuti me kapsolla, të cilat mbaheshin për tregtim në kundërshtim me ligjin.
Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve L. M., 26 vjeç dhe M. H., 55 vjeç, banues në Sarandë”, njoftoi sot policia
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




















