Vëmendja më e madhe këtë javë është në kryeqytetin amerikan, Washington, ku po zhvillohet shorti për Botërorin 2026. Nga 48 skuadrat që do të marrin pjesë në turneun më të madh të futbollit, deri më tani janë të sigurta 42, ndërsa 6 vendet e mbetura do të përcaktohen në mars të vitit të ardhshëm.

Nëse Shqipëria arrin të kualifikohet për herë të parë në një Botëror, ajo mund të vendoset në Grupin F, ku do të përballet me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Grupet e deritanishme të Botërorit janë:

Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut
Grupi B: Kanada, Zvicër
Grupi C: Brazil, Marok
Grupi D: SHBA, Australi
Grupi E: Gjermani, Ekuador
Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi (mund të përfshihet Shqipëria)
Grupi G: Belgjikë, Iran
Grupi H: Spanjë, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal
Grupi J: Argjentinë, Austri
Grupi K: Portugali, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci
grupet janë në përditësim redaksional

Kjo ngjarje po ndiqet me interes të madh në Shqipëri, ku tifozët shpresojnë që përfaqësuesja të bëjë një paraqitje historike në skenën botërore të futbollit.