Ervin Salianji anëtari i kryesisë ka publikuar një reagim në rrjetet sociale pas takimit të zhvilluar këtë të mërkurë në Durrës, ku ishte i pranishëm me strukturat dhe mbështetësit demokratë. Deputeti shprehu mirënjohje për pjesëmarrjen dhe entuziazmin e demokratëve, duke e cilësuar takimin si një nisje të re për Partinë Demokratike.
“Një falenderim zemre për të gjithë demokratët e Durrësit, që na u bashkuan sot aq të shumtë dhe me plot shpresë. Ishte emocionuese”, shkroi Salianji.
Ai theksoi se nga Durrësi po fillon “një përpjekje pa kthim” për ringjalljen dhe ripërtëritjen e PD-së, duke shtuar se qëllimi është bashkimi dhe çuarja përpara drejt fitores.
“Mirënjohje përjetë për demokratët e Durrësit!”, përmbylli ai reagimin e tij.




















