Tribunali i Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit në Hagë (PCA) ka dhënë vendimin përfundimtar në çështjen Mimoza Ndroqi kundër Republikës së Shqipërisë, duke rrëzuar në tërësi pretendimet e akuzës ndaj shtetit shqiptar.
Padia, me vlerë rreth 125 milionë euro, u shpall plotësisht e pabazuar.

Shteti shqiptar ishte paditur në Arbitrazh me kërkesën e dëmshpërblimit e rreth 125 milion euro për bllokimin e aseve dhe pasurive të kompanive të familjes Ndroqi nga Prokuroria e Posaçme SPAK.