5 anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve i kanë kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që mbledhja e Këshillit të Mandateve lidhur me imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku të mbahet sot në orën 11.00.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha në një komunikim video se përkundër kërkesës së tyre, kryetari i Kuvendit e ka mbyllur derën e sallës së mbledhjeve.

“Me praninë e 5 anëtarëve të opozitës mbledhja është e vlefshme, por kryetari i Kuvendit refuzon duke bllokuar një proces të rëndësishëm kushtetues për heqjen e imunitet dhe mospengimin e drejtësisë në hetimin e kësaj afere korruptive. Ne presim këtu, kryetari i kuvendit na ka bllokuar, dera është e mbyllur”, tha Bylykbashi.