Vijojnë paraqitjet fantastike për ekipin e Barrikadës në “Sunday League”. Djemtë e drejtuar nga trajneri Ardit Biba kanë marrë tre pikët e radhës teksa mbrëmjen e djeshme kanë mposhtur me rezultatin 0 – 4 rivalët e “FC Messer”. Shtatë fitore në shtatë ndeshje dhe Barrikada udhëheq kampionatin me pikë të plota.
Edhe kjo ndeshje nuk pati shumë histori pasi që nga fillimi në fund “foli” për Barrikadën që gjen rrugën e rrjetë në minutën e 19 me anë të futbollistit Saraçi.
Pas një loje të rrjedhëshme dhe dominuese, brenda 8 minutash Barrikada gjen edhe tre herë rrugën e rrjetës. Bakaj dhe Gjoka brenda minutës së 46 çuan shifrat në 0 – 3 ndërsa Maze vulosi fitoren e thellë 0 – 4 në minutën e 53-të.
Kështu pas 7 javësh kampionat ekipi i teknikut Ardit Biba vazhdon serinë e sukseseve në kampionat!




















