Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Hagë me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Pas përfundimit të takimit, Rama reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu kritika ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.