Dy fëmijë, Marco, 6 vjeç dhe Andrea, 8 vjeç, të cilët prej kohësh prisnin transplant zemre në Spitalin Pediatrik Bambino Gesù, kanë marrë zemrën pak ditë para Krishtlindjes. Transplantet u kryen më 18 dhe 20 dhjetor dhe rezultuan të suksesshme.

Pas disa ditësh në komë farmakologjike, të dy u zgjuan në prag të festave dhe i kaluan Krishtlindjet me familjet e tyre në repartin e terapisë intensive. Marco vuante nga kardiomiopati restriktive, ndërsa Andrea kishte një kardiopati kongjenitale komplekse dhe kishte nevojë edhe për transplant veshke.

Rasti i Andreas ishte më i ndërlikuar për shkak të një ndjeshmërie të lartë imunitare, por u kapërcye përkohësisht falë përdorimit për herë të parë në pediatri të një ilaçi që ul antitrupat duke vepruar mbi qelizat e memories imunitare, duke mundësuar transplantin.

Operacionet u realizuan nga dy ekipe të ndryshme kardio-kirurgjikale dhe u bënë të mundura falë dhurimit bujar të organeve nga familje të tjera fëmijësh.

Në videon brenda lajmit do të shihni momentin kur një prej fëmijëve mëson lajmi se dhuruesi i zemrës ka mbërritur.