Dhjetë kandidatë kanë shprehur zyrtarisht interes për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që është krijuar pas largimit të gjyqtares Sonila Bejtja. Emrat janë siguriar nga Euronews Albania, ku sipas procedurës, kandidatët do t’i nënshtrohen filtrit të vlerësimit profesional dhe moral nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED, i cili do të kryejë edhe pikëzimin për secilin prej tyre.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, tre kandidaturat me më shumë pikë i paraqiten Presidentit të Republikës, i cili më pas zgjedh njërin prej tyre për të plotësuar vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Mes emrave që tërheqin vëmendje është ai i Naureda Llagamit. Pas humbjes në garën e hapur nga Gjykata e Lartë, ajo ka vendosur të rikandidojë, këtë herë në garën për Gjykatën Kushtetuese si kandidate e propozuar nga Presidenca.

Emrat: 

1.Alaudin Malaj

2. Alban Toro

3. Alma Faskaj Vokopola

4. Arta Vorpsi

5. Brunilda Bara

6. Genci Gjonçaj

7. Jordan Daci

8. Lulzim Hamitaj

9. Naureda Llagami

10. Roland Ilia