Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrë pjesë sot në një telefonatë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si dhe me liderë të tjerë të Bashkimit Evropian. Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënëse e Komisionit Evropian.Telefonata zhvillohet në prag të takimit të planifikuar për nesër në Mar-a-Lago, ku lideri ukrainas dhe presidenti amerikan pritet të vijojnë negociatat lidhur me një marrëveshje të mundshme me Rusinë.Sipas burimeve, baza e diskutimeve mbetet raundi i fundit i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, nga i cili ka dalë një plan me 20 pika, i cili më pas i është përcjellë Moskës.