Si pikë e 18 e rendit të ditës të seancës plenare në parlament të enjten parashikohet votimi i 6 kandidatëve që plotësuan kushtet për avokatin e popullit.
Tërheqja e firmave mbështetëse të kandidatëve prej deputetëve të PD nuk u pranua nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve të Martën.
Mes gjashtë kandidatëve është edhe Endrit Shabani që konsiderohet si kandidatura e preferuar e socialistëve, të cilët realizuan një skemë perfekte, duke u tërhequr nga mbështetja me firmë e kandidatëve.
I lejuan avancimin e mbështetjes me firma grupit parlamentar të PD ku mes gjashtë kandidatëve është edhe i preferuari i tyre zoti Shabani.
Në këto kushte firmat i dha PD dhe përmes votës së fshehtë, socialistët pritet me votim të fshehtë të votojnë Endrit Shabanin.
Nëse shikojmë listën mbështetëse me firma nga opozita për Endrit Shabanin nuk kemi të bëjmë thjesht me deputetë të rinj apo të dorës së dytë nga grupi parlamentar të PD.
Janë emra të njohur nga opozita si Ina Zhupa, Agron Gjekmarkaj, Tritan Shehu, Luan Baci, Bujar Leskaj, Oerd Bylykbashi dhe Jorida Tabaku firmtarë pro Endri Shabanit.
Kur grupi parlamentar i PD u ndesh me kundërshtinë socialiste të “formulës të Gaz Bardhit” dhe kur panorama u qartësua se socialistët po avanconin me kandidaturën e Endi Shabanit, demokratët tentuan pa sukses t’i fusin një marsh pas procesit. Nuk ia dolën të ishin të suksesshëm me tërheqjen e firmave. E për të shpëtuar nga ndonjë votë e fshehtë e mundshme në drejtim të Endri Shabanit të Enjten në parlament, zgjidhjen e shpëtimit e tregoi doktor Berisha. Mos marrje pjesë të grupit parlamentar të PD në votim.
Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia e mos dhënies së votës së fshehtë nga deputetë të caktuar të PS.
Gjithsesi kompensimi këtyre votave drejt 84 të nevojshme, mund të vijë nga deputetët e “Nismës”, Agron Shehaj dhe Erald Kapri që kanë hedhur firmat e tyre në mbështetje të Endri Shabanit, përshirë dhe një nga firmëtarët e opozitës, agrarin Artan Luku nga partia e Agron Dukës.
DEPUTETËT E PD FIRMËTARË PRO ENDRI SHABANIT
Ina Zhupa
Agron Gjekmarkaj
Fidel Kreka
Tritan Shehu
Klevis Balliu
Manjola Luku
Xhelal Mëziu
Ledina Alolli
Klit Hoti
Kastriot Piroli
Ema Bozdo
Saimir Korreshi
Luan Baçi
Bujar Leskaj
Oerd Bylykbashi
Bledion Nallbati
Jorida Tabaku
Bardh Spahia
Tomorr Alizoti
Arian Ndoja
Besart Xhaferri
Igli Cara
Greta Bardeli
Elda Hoti
Enno Bozdo
Klodjana Copja
Flamur Hoxha
Agron Shehaj
Erald Kapri
Artan Luku




















