Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën ka folur këtë të hënë në një konferencë për mediat në praninë e gazetarëve. Spiropali iu përgjigj edhe pyetjes së gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, lidhur me pyetjen se a do të jetë Shqipëria një anëtare e përhershme në këtë bord.
Shehu: Pas ftesës që keni marrë nga presidenti Trump, a synon Shqipëria të jetë anëtare e përhershme në Bordin e Paqes?
Spiropali: Dua të sqaroj që në fillim se Bordi i Paqes nuk është vetëm për Gazën, edhe pse zgjidhja për rripin e Gazës ka një urgjencë më të madhe. Edhe buron edhe nga Plani i Paqes i Presidentit Trump me 20 pika, ku tani në fazën e dytë për planin gjithpërfshirës, pas kalimit të Rezolutës në Kombet e Bashkuara, i hapet rrugë krijimit të Bordit. Dua këtu të gjej rastin dhe për shkak të pyetjes tuaj të kthej disa përgjigje të shkurtra. Jo, nuk ka detyrim financiar. Nuk ka angazhim tjetër. Edhe sigurisht që Shqipëria me statusin do t’i shohë në vijim angazhimet. Aspak për një arsye nuk i kundërvihet Kombeve të Bashkuara.




















