Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë çel sot sesionin e dytë të kësaj legjislature, në një moment tejet pozitiv dhe krenarie ne arenën ndërkombëtare për Shqipërinë, e cila sapo është ftuar të marrë një rol tjetër të paimagjinueshëm deri pak vite më parë.

Sipas Ballës, ftesa e presidentit të SHBA Donald Trump për kryeministrin Edi Rama është një moment krenarie kombëtare.

“Presidenti i SHBA Donald Trump ka ftuar Kryeministrin Edi Rama, dhe përmes tij Republikën e Shqipërisë, për t’iu bashkuar një organizmi të ri ndërkombëtar të quajtur “Bordi i Paqes”, në cilësinë e “Vendit Anëtar Themelues”, tha Balla.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Kuvendi i Shqipërisë cel sot sesionin e dytë të kësaj legjislature, në një moment tejet pozitiv dhe krenarie ne arenën ndërkombëtare për Shqipërinë, e cila sapo është ftuar të marrë një rol tjetër të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Presidenti i SHBA Donald Trump ka ftuar Kryeministrin Edi Rama, dhe përmes tij Republikën e Shqipërisë, për t’iu bashkuar një organizmi të ri ndërkombëtar të quajtur “Bordi i Paqes”, në cilësinë e “Vendit Anëtar Themelues”.

Fatkeqësisht, edhe për një ngjarje me një peshë të tillë, krejt të veçantë për Shqipërinë tonë të përbashkët e të vogël gjeostrategjikisht, edhe ndaj këtj lajmi shumë të mirë për emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, u ngrit armata e qyqarëve me interpretime qesharake dhe plot lajme të rreme.
Në fillim thanë ska ftesë, Ku është ftesa? Duam ftesën.

Pastaj kur doli ftesa thanë që janë të gjitha vendet anëtare e OKB.
Pastaj u ankuan pse ftesa është njëlloj si ftesa e Presidentit të Argjentinës Milley apo Presidentit të Paraguajit Penja. Duhet të jetë më e personalizuar,
Edhe pse të gjithë e dimë se Milley dhe Penja janë dy aleatë dhe miq të rëndësishëm të Presidentit të Madh të Paqes Donald Trump.

Situata në kampin e qyqarëve degradoi deri aty sa detyruan një trumpist të paepur si Tritan Shehu të dalë kundër Shtëpisë së Bardhë tek televizioni i Zenit, që nuk merr dot vizë amerikane.
E vërteta është se ftesa nuk lidhet as me faktin që jemi anëtarë të OKB-së, as që jemi anëtarë të NATO-s, as me “rëndësinë gjeopolitike” të Shqipërisë. Po të ishte ashtu, do ishin ftuar dhe shtete të tjera nga Ballkani që janë anëtare të OKB-së apo NATO-s.
Kaq për këtë pjesë.

Seanca e parë e sesionit shërben për të shprehur objektivat dhe për të kuptuar objektivat e palëve të tjera.
Edhe pse në konferëncën e kryetarëve e kuptuam qartë se na e kishit ndjekur më vëmëndje dhe më shënime mbledhjen e grupit të premten e kaluar, më lejoni t’ju paraqes dhe një herë synimet tona në këtë session dhe në këtë legjislaturë në vijim.

Përgjatë kësaj kohe tre janë objektivat dhe sfidat tona për diku në mes të pranverës 2029, kur do t’i kërkojmë popullit shqiptar mandatin tonë të pestë qeverisës