Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi se do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, mes tyre dhe Shqipëria, duke argumentuar se emigrantët e këtyre vendeve “marrin ndihma sociale nga populli amerikan me norma të papranueshme”.

Sipas njoftimit, kjo ndalim do të mbetet në fuqi “deri sa SHBA të sigurojë që emigrantët e rinj nuk do të përfitojnë pasuri nga populli amerikan.”

“Departamenti i Shtetit do të ndalë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, emigrantët e të cilave marrin ndihma sociale nga populli amerikan me norma të papranueshme. Ndalimi do të mbetet në fuqi deri sa SHBA të sigurojë që emigrantët e rinj nuk do të përfitojnë pasuri nga populli amerikan.”-shkruhet nga DASH .