Burime pranë SPAK bëjnë me dije se prokurorja Musabelliu ka urdhëruar që të kërkohet informacion zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me rezultatet e deritanishme të kërkimeve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Altin Ndoci.

Hetimet po vijojnë me intensitet, ndërsa pritet që Policia e Shtetit të raportojë mbi hapat konkretë të ndërmarrë dhe pistat e mundshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të arratisjes.