Kryeministri Edi Rama në deklaratën e tij pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar të PS, dha një mesazh për socialistët. Rama theksoi se deputetët duhet të mos humbasin kontaktet me qytetarët dhe të jenë aktiv pasi 83 mandatet imponojnë vazhdimin e punës edhe pas zgjedhjeve në territor.
“Duhet një kalendar i qartë dhe të vendosen piketat për godinën e re të parlamentit të Shqipërisë. Asnjë nga këto nuk pengon një pjesë të madhe të punës që bëjmë, por ndihmojnë për t’i dhënë hapësirë dhe energji punës së deputetëve, të cilët duhet të mos e ndërpresin përkundrazi ta artikulojnë më mirë punën që filloi pas zgjedhjeve në territor. Ribraktisja e territorit si zakonisht nuk duhet dhe nuk mund të jetë opsion për këtë grup parlamentar dhe për këtë do flasim më konkretisht së shpejti në Asamblenë Kombëtare, por 83 mandatet e kërkojnë këtë më ngulm. 83 mandate imponojmë shumë gjëra për këtë forcë politike duke nisur që nga detyrimi që fundin e 2027 t’u themi që ne e bëmë atë për të cilën ju kërkuam votën, i mbyllëm negociatat në BE. Më pas detyra tjetër është këmbëngulja me të gjitha qeveritë për integrimin europian”, tha ai.




















