Kryeministri i zgjedhur i Holandez Rob Jetten i bëri thirrje Europës të bashkohet, përballë kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump.

Në një intervistë për Associated Press, lideri i D66, partia që doli e para në zgjedhjet e vitit të kaluar, tha se ambiciet territoriale të Trump për Groenlandën duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për kontinentin.

“Kjo ishte një thirrje zgjimi ndoshta e nevojshme për udhëheqësit europianë që ne të mund të vazhdojmë të flasim dhe të ankohemi për Shtetet e Bashkuara, por ajo që duhet të bëjmë në vend të kësaj është të sigurohemi që bashkëpunimi ynë të forcohet, që ne të mund të garantojmë siguri dhe prosperitet për qytetarët tanë”, u shpreh kryeministri Ron Jetten.

Megjithatë kryeministri i zgjedhur theksoi se bashkëpunimi me Uashingtonin duhet të forcohet, si për çështjet e sigurisë dhe luftën në Ukrainë, por edhe në aspektin ekonomik.

” Holanda dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë partnere për shumë. Dhe padyshim brenda këtyre miqësive, mund të zhvilloni edhe një bisedë të sinqertë dhe të hapur rreth programeve dhe politikave të qeverisë amerikane ose qeverisë holandeze. Dhe në atë bisedë të sinqertë dhe të hapur, ne do të kërkojmë edhe tema që mund të forcojnë bashkëpunimin tonë, kryesisht në temat e sigurisë, luftës në Ukrainë, por edhe në një nivel ekonomik”, tha ai.

Gjatë deklaratave të tij, Jetten konfirmoi mbështetjen e Holandës për Ukrainën dhe konfirmoi se qeveria e tij do të vazhdojë të dërgojë katër miliardë euro në vit në Kiev.

Kërcënimet e Donald Trump për Groenlandën dhe tarifat e presidentit amerikan kanë tensionuar marrëdhëniet mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë kreu i shtëpisë së bardhë u tërhoq nga tarifat që kishte kërcënuar të vendoste për tetë vende europiane, përfshirë edhe Holandën, pasi ato mbështesnin ishullin gjysmë-autonom që është pjesë e Mbretërisë së Groenlandës.