Kryeministri Edi Rama tha sektori energjetik është një fushë e garave të hapura ndërkombëtare, ku sot ka një prani të gjerë të kompanive me reputacion të padiskutueshëm në pjesëmarrjen në tenderë dhe investime.
“Më vjen jashtëzakonisht mirë ta nënvizoj, meqë jemi në një fazë të historisë sonë, kur fjala “korrupsion” është si ato këpucët e modës që po nuk e nxori njeriu nga goja duket sikur nuk është në modë, që pikërisht në këtë sektor, kjo fjalë ka marrë një përgjigje të vazhdueshme sistematike dhe nuk ka një kompani të vetme, serioze që ka marrë pjesë në këto gara që të ketë shprehur një rezervë sado të vogël lidhur me integritetin e garave dhe me proceset e stabilizuara dhe të konsoliduara në këtë sektor”, tha Rama.
Rama theksoi se këtë dëshmi mund ta japin edhe përfaqësuesit e kompanive amerikane dhe të tjera ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri, të cilat, sipas tij, jo vetëm që nuk kanë hasur pengesa të kësaj natyre, por përkundrazi kanë pasur mbështetjen e qeverisë në çdo hap, përfshirë edhe kapërcimin e pengesave burokratike në nivel vendor.
“Besoj që të njëjtën dëshmi mund ta japin fare mirë amerikanët që kemi këtu nga ana e sektorit privat, bashkë me të tjerët sepse, jo vetëm që nuk kanë ndeshur në Tiranë asnjë pengesë të kësaj natyre, por përkundrazi e kanë pasur qeverinë në krah në çdo hap edhe për të kapërcyer edhe pengesa burokratike absurde në nivelin vendor”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se në raste të caktuara, këto vështirësi burokratike kanë qenë të kuptueshme, sidomos për bashki të vogla, të cilat nuk kanë pasur më parë përvojë me projekte të përmasave kaq të mëdha sa ai i CWP.
Megjithatë, sipas Kryeministrit, këto pengesa tashmë janë kapërcyer dhe kompania ka pasur garancinë e plotë nga qeveria se procesi do të çohet deri në fund, pa humbur kohë, duke përgatitur paralelisht të gjitha projektet e zbatimit.