Pavarësisht se u bë 80 e kusur vjeç, Berisha nuk ndryshoi asnjë grimcë dhe vazhdon, edhe në pleqëri të thellë, të gëzojë anarkinë dhe shkatërrimin.

Në këto pamje, të ngjashme me ato të shtatorit 1998 apo shkurtit 2019, Berisha duket duke tundur flamurin kombëtar, teksa sodit 42 molotovë të hedhur drejt efektivëve të policisë.

Dëshira e tij për të vrarë e djegur nuk ndryshon as me moshën, as me pozicionin.

Si kryetar i opozitës apo si kryeministër, instrumentet e dhunës nuk ndryshojnë dhe vendi i krimit mbetet po i njëjtë – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, selia e Kryeministrisë.

Siç duket, ka bërë një premtim me veten: të ulet edhe një herë në atë karrige dhe pastaj të vdesë.