Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili është kapur nga autoritetet amerikane, mbërriti në Heliportin e Qendrës së Manhatanit dhe u shoqërua drejt Gjykatës Federale të Shteteve të Bashkuara “Daniel Patrick” në Manhatan, ku pritet të dalë për paraqitjen e tij të parë para drejtësisë.
Lajmi është konfirmuar nga Reuters, e cila raporton se Maduro do të përballet me akuza federale që përfshijnë narkoterrorizëm, komplot, trafik droge, pastrim parash dhe vepra të tjera penale. Ngjarja ka ndodhur në Nju Jork më 5 janar 2026.




















