Demokratët e nisin këtë vit të ri me një traditë të vjetër, foltoret e çdo të hëne.

Pasditen e sotme, përpara Kryeministrisë, po mbahet foltorja e shtatë radhazi, ku nuk ka ndryshim nga foltoret e vitit 2025, si për shkak të pjesëmarrjes, ashtu edhe të figurave që janë pjesë e saj.

Edhe në vitin 2026 nuk do të kemi një bashkim mes Berishës dhe Lapajt, ku ky i fundit e ka zhvendosur protestën e ditës së sotme në orën 19:00, për të mos pranuar bashkimin me Berishën.