Analisti Frok Çupi, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi njoftimin e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një iniciativë ndërkombëtare e ideuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas Çupit, përfshirja e Shqipërisë në këtë strukturë përfaqëson një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dhe, sipas tij, lidhet me besimin ndaj rolit diplomatik të vendit, qeverisë dhe kryeministrit Rama, si dhe me përfaqësimin europian të Shqipërisë në nisma paqeruajtëse globale.

“Është një ngjarje shumë e rëndësishme që bëhet në prezencë të kryeministrit Edi Rama. Rama zgjidhet në radhë të krerëve europianë. është një ngjarje shumë e rëndësishme. Është një përfaqësi europianiste. nderi më i madh i bëhet Shqipërisë për shkak se besohet te ky vend, besohet te kjo qeveri dhe besohet te ky kryeministër. Duke qenë se formohet një bord për paqen do të thotë që bota është në luftë, fakti që Rama nuk zgjidhet për protokoll, por zgjidhet për vlerat e qeverisë dhe se ka politika diplomatike dhe paqeruajtëse.

Ndryshimi mes Ramës dhe Berishës është jashtëzakonisht i madh. Berisha krijoi shtetrrethimin. Berisha çfarë nuk i bëri këtij vendi”, tha analisti.